Komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it, kolonel Maurizio Mele, ka thënë se ata janë të mandatuar në Kosovë për një ambient të sigurt.
“Mandati ynë është që t’u sigurojmë njerëzve në Kosovë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fenë, apo vendin ku ata jetojnë. Prandaj, ne patrullojmë në të gjitha zonat dhe i qëndrojmë afër komunitetit”, deklaroi Mele në një video të shpërndarë në Facebook.
Ndërsa, në mbishkrimin e videos, KFOR deklaron se “Në kryerjen e misionit të saj, NATO bashkëpunon dhe ndihmon Kombet e Bashkuara , Bashkimin Evropian dhe akterët e tjerë ndërkombëtarë, sipas rastit, për të mbështetur zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme dhe paqësore