Një deklaratë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për kritikët brenda partisë ka prekur edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Abdixhiku të enjten u treguar i ashpër me kritikët e tij brenda partisë, e që janë kryesisht ata që dikur kishin pushtet në LDK.
Ai tha se nëse kanë ide të reja, mund t’i paraqesin në Kuvendin e radhës të LDK-së, në pranverë.
“Nëse kanë ide tjetër, në pranverën e vitit të ardhshëm le ta paraqesin në Kuvendin e LDK-së”, ka theksuar Abdixhiku në emisionin Pressing të T7. Duke mos përmendur emrat e tyre, kur është pyetur nga autori i emisionit për kritikat që vijnë kryesisht nga zyrtarët e partisë, Agim Veliu e Skender Hyseni, Abdixhiku ka thënë se me ta partia kishte shënuar rënie të madhe.
“E kanë pru LDK-në në nivel të AAK-së. Mos t’më japin ligjërata. S’mund të më japin as mua e as kolegëve të mi se si qeveriset me një parti”, ka deklaruar ai.
“Nuk i kuptoj se si njerëzit e LDK-së e bëjnë opozitën kundër LDK-së. Ne nuk jemi të imponuar në LDK, ne jemi të zgjedhur aty. Këta që opozitën e vetme e bëjnë kundër LDK-së, s’i kuptoj fare. Sa herë që bëj diçka ka një kor gazmor, që nis me një ish-zyrtar të LDK-së dhe përfundon me një gazetar të ish-pushteteve dhe të gjithë bashkë më sulmojnë mua”, ka përfunduar ai.
E “niveli i AAK-së” ka nxitur reagimin e kësaj partie.
Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, ka reaguar ndaj deklaratës, duke e quajtur Abdixhikun parashutist në LDK, e ka këshilluar që përplasjet brenda partisë t’i zgjidh në oborrin e vet.https://f322a63b2b2fffe0f87920df4e0790bb.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
“Lumir Abdixhiku, një ‘parashutist’ në LDK, është mirë që përplasjet që i ka brenda partisë, t’i zgjidhë brenda oborrit të vet, e të mos kruhet me Aleancën. Nëse atij po i lëkundet karriga në zgjedhjet e brendshme që i ka, apo nëse s’ka këllçe t’i bëjë opozitë Albin Kurtit, ne nuk i kemi faj. Mere veten me të mirë o Lum Lumiri!”, ka shkruar Blaka