Deputetët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione do të gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta “Enigma”.
Në mbledhjen e sotme që do të filloj në ora 13:00, komisioni do të shqyrtojë edhe propozimi për nismën legjislative lidhur me Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.
Për rritjen e rasteve të dhunës në familje është deklaruar ditë më parë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Në përvjetorin e aprovimit të Konventës së Stambollit Haxhiu ka paralajmëruar se do të ndërmarrin masa për adresimin e dhunës.
Ajo bëri të ditur se dhuna në familje adresohet në prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, në mënyrë që numri i këtyre rasteve të jetë sa më i vogël./Gazeta Enigma