Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut ka deklaruar pas takimit me Vjosa Osmanin, se ia kanë bërë të qarta edhe një herë kërkesat e tyre Osmanit, nga e cila kanë marrë premtime se do të interesohet për këtë çështje.
Sipas tij, Osmani u ka kërkuar që ta ndërpresin grevën.
“Në takim me presidenten paraqitëm kërkesat tona, të cilat edhe ajo tha se janë legjitime. Ne e lutem presidenten që ta shfrytëzojë autoritetin e saj në mënyrë që të ndikojë që të ulemi për të diskutuar me përfaqësuesit e Qeverisë për realizimin e kërkesave tona. Qeveria mund të japë ndihma për punëtorët dhe ne i gëzohemi kësaj, por kërkesat tona janë tjera. E vlerësoj angazhimin e presidentes, por për fat të keq greva do të vazhdojë”, ka deklaruar Jasharaj para gazetarëve.