Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka fajësuar gjyqtarët për disfatën e thellë të pësuar nga Drita të shtunën në xhiron e pestë të Superligës.
Ai tha se kjo ndeshje u vendos nga ta.
“Që nga fillimi dy penallti, asnjëra nuk ishte. Gjithçka vendosën referat në pjesën e parë dhe normalisht që është problem të kthehesh në lojë. Dritës i kishin mbetur disa pije pa i pirë nga Kupa e Kosovës, le t’i pinë sot, le të festojnë. Ne duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës, ta bëjmë maksimumin. Futbolli luhet gjatë, ka shumë për t’u luajtur. Por, një derbi i tillë me këta arbitra, që kam shpresuar shumë në ta, dhe niveli si kanë referuar këta gjyqtarë sot, nuk e meritojnë të jenë pjesë e Superligës. Një arbitrim i tillë e prish derbin, janë të ri, por në ndeshje të tilla nuk kanë potencial”, ka thënë pas ndeshjes trajneri Batatina për ArtSport.