Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë sot Luginën e Preshevës.
Gjatë vizitës Bislimi e Nagavci do të zhvillojnë një sërë takimesh. Fillimisht ata do të kenë një takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Pas kësaj Bislimi e Nagavci do të priten në takim nga deputeti Shaip Kamberi. Rreth orës 12:00 delegracioni kosovar do të takohet me krerët e Komunës së Bujanocit.
Në kuadër të kësaj vizite, zëvendëskryeministri dhe ministrja e Arsimit do të vizitojnë dy shkollat fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ në Tërnoc dhe ‘’Ibrahim Kelmendi’’ në Preshevë.
Në orën 15:00 do të kenë drekë pune me liderët politik të Preshevës, kurse nga ora 17:30 takim me shoqata, biznese dhe personalitete të shquara në hotel “Rozafa” Bujanoc.