Profil – Kush është Rrahman Jasharaj, ‘’kryeneçi’’ që po e sfidon Shtetin?

Profil – Kush është Rrahman Jasharaj, ‘’kryeneçi’’ që po e sfidon Shtetin?

Është emër i njohur për të gjithë – Rrahman Jashar – ‘’kryeneçi’’ apo ‘’baba i grevave’’ që po e sfidon shtetin e po i mban shkollat ‘’me dry’’ të mbyllura. Mbase Jasharaj është motivuar nga thënia e Napoleon Bonapartit, i cili thotë se ‘’mënyra më e mirë për të mbajtur fjalën është të mos e japësh’’, shkruan Gazeta Enigma.

Kryesindikalistit të SBASHK-ut, nuk ia ndryshuan mendjen as 50 eurot e Qeverisë e cila vendosi t’ua ndajë nga zyrtarëve publikë.

Jashari është i prerë në kërkesat e tij, ‘’kemi kërkuar diçka që është e vogël për shtetin tonë, 100 euro’’.

Ish-mësuesit nga Peja nuk ia ndërruan mendjen as sulmet nga fronte të ndryshme të pushtetit.

‘’Si njeri të Serbisë e ka cilësuar Rrahman Jasharin’’ – anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Elvis Hoxha, duke thënë se “se s’është e çuditshme që ashari përdor grevën e mësuesve pikërisht kur duhet të forcohet sovraniteti në veri”.

Të parit të SBASHK-ut i erdhën ‘’sulme indirekte’’ edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Kryeqeveritari tha se në një Kosovë ku testet e PISA-s po na i nxjerrin 3/4 e fëmijëve si analfabetë funksionalë, ta shantazhosh, ta kërcënosh qeverinë, me rrënim të shtetit se shkolla është shteti, është papërgjegjësi absolute.

Kreun e sindikalistëve nuk e zmbrapsen as sulmet fizike të disa personave, derisa po e vizitonte këtë hënë njërën nga shkollat në Prishtinë.

“Le të dalin, le të më ngrehin zhag unë se ndali grevën, e ndali veç nëse dëshironi ju nëse më thoni ju”, tha Jasharaj.

Por kush është Rrahman Jasharaj?

Rrahman Jasharaj, i cili për 32 vjet ishte mësimdhënës i gjuhës shqipe dhe letërsisë në shkollën 8 Marsi në Pejë, tha se shumëkush e quan ‘baba i grevave’.

“Jam mësimdhënës i gjuhës shqipe dhe letërsisë, kam pasur nderin për 32 vjet të punojë në shkollën 8 Marsi në Pejë dhe shokët deshën ashtu dhe më zgjodhën kryetar të SBAShK-ut tash e tetë vjet, dhe duke u bërë kryetar, përveç emrit Rrahman Jashsaraj, shumë njerëz më quajnë baba i grevave”, pati thënë Jasharaj në emisionin Oxygen.

Ai potencoi se para se të bëhej kryetar i sindikatës, punoi edhe si gazetar.

“Pas luftës u bëra gazetar amator, i keq, sepse shkruaja njëanshëm. Kam punuar edhe në Radio Peja”.

Ndërsa me 10 për qind para të tërhequra nga Trusti, Jasharaj kishte treguar me anë të një letre publike se e kishte rinovuar shtëpinë në Pejë.

‘’Unë nuk jam hajn as milionerë’’, pati thënë Jasharaj, duke treguar edhe është futur në kredi për t’ia blerë një veturë vajzës së tij.

‘’Një makinë të thjeshtë që ia bleva si dhuratë vajzës sime duke hyrë në kredi për çka banka ka dokumente për këtë’’, vuri në pah Jasharaj.

‘’Pasuria ime më e madhja janë familja ime , nderi, krenaria që jam kryetar i SBASHK-ut dhe respekti i punëtorëve të arsimit dhe qytetarëve tjerë”, kishte potencuar Jasharaj.

Rrahman Jasharaj është në krye të sindikatës së arsimit në Kosovë prej vitesh.

Përgjatë gjithë pushteteve, ai ka luftuar për mirëqenie të arsimtarëve duke kërkuar rroga më të mëdha.

Derisa grevat kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten specialitet i tij sa herë që pushteti refuzon përmbushjen e kërkesave.

Megjithatë, vetë Jasharaj thotë se nuk qëndron mirë financiarisht, derisa ka treguar se nuk i ka punët mirë me partitë dhe si argument e tregon se asnjë prej fëmijëve nuk e ka të punësuar.

Përveç kësaj, Jasharaj pati thënë se ka para vetëm për një varr. Ai thotë se një gjë e tillë mund edhe të vërtetohet nga shteti, i cili e akuzoi se ka keqpërdor fondet e SBSHK-ut. /Gazeta Enigma/

Related Articles