Kryeministri Kurti: Shkolla duhet të jetë vendi ku vijnë nxënësit të mësojnë e jo t’i gjejnë dyert e mbyllura

Kryeministri Kurti: Shkolla duhet të jetë vendi ku vijnë nxënësit të mësojnë e jo t’i gjejnë dyert e mbyllura

Kryeministri Albin Kurti bashkë me kryetarin e komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqin, kanë uruar nxënësit për vitin e ri shkollor në shkollën “Enver Maloku”.

Sipas Kurtit, shkolla duhet të jetë vendi ku vijnë nxënësit të mësojnë e jo t’i gjejnë dyert e mbyllura e klasat e zbrazëta.

“Në shkollën “Enver Maloku” në Podujevë, bashkë me Kryetarin e Komunës Shpejtim Bulliqi, uruam nxënësit për vitin e ri shkollor. Po ashtu, pamë nga afër edhe ndarjen e teksteve shkollore për nxënësit e klasës së parë”.

“Shkolla është vend ku mësohet, ku jepet mësim dhe ku fëmijët edukohen, bëhen më të ditur e më të mençur, andaj edhe shkolla duhet të jetë vendi ku vijnë nxënësit të mësojnë e jo t’i gjejnë dyert e mbyllura e klasat e zbrazëta”.

Related Articles