Spitali i Përgjithshëm në Pejë sot ka njoftuar se një shtrat në repartin psikiatrik është djegur.
Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 14:40 policia është njoftuar për një zjarr në spitalin rajonal të Pejës në repartin e psikiatrisë. Menjëherë më të kuptuar rastin kanë dal policia, zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin shumë shpejtë. I lënduar është një punëtor i sigurimit, i cili ka lëndime të lehta. Ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe një personel mjekësor nga tymi që ka kapluar repartin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Mirëpo Spitali ka publikuar edhe fotografinë e shtratit të djegur.