Diplomatët nga Gjermania dhe Franca, Jens Ploetner dhe Emmanual Bone më 9 shtator do ta vizitojnë Kosovën, shkruan Gazeta Enigma.
Të deleguarit e kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kanë mision që ta ndihmojnë të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak, në përpjekjet e tij në dialogun Kosovë-Serbi.
Zyra për media e Qeverisë së Gjermanisë në një përgjigje për Gazetën Enigma ka zbuluar agjendën e Jens Ploenter dhe Emmanuel Bone që e kanë në Kosovë të premten.
Ploenter dhe Bone në Kosovë do ta takohen me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, kurse në Serbi me presidentin Aleksander Vuçiq.
Temë e diskutimit do të jetë dialogu mes këtyre dy shteteve.
“Siç njoftuam të hënën në konferencën për shtyp, dy këshilltarët për politikë të jashtme të Gjermanisë dhe Francës, Jens Ploetner dhe Emmanuel Bonne së bashku me Përfaqësuesin Special të BE-së, Lajcak, do të vizitojnë Kosovën për t’u takuar me kryeministrin Kurti dhe në Serbi për t’u takuar me Presidentin Vuçiq më 9 shtator, në mënyrë që të eksplorohen opsionet për përparim në dialog”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të Qeverisë së Gjermanisë./GAZETA ENIGMA/