Formacionet zyrtare: Ballkani – CFR Cluj

Formacionet zyrtare: Ballkani – CFR Cluj

Ballkani pret Clujin në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Një ndeshje e këtij formati zhvillohet për herë të parë në Kosovë dhe kjo fal Ballkanit që po shkruan historinë e futbollit tonë.

Ilir Daja për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me Stivi Frashërin në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Bajram Jashanica dhe Astrit Thaqi.

Në mesfushë janë dyshja Lindon Emërllahu dhe Qëndrim Zyba, ndërsa para tyre do të jetë Meriton Korenica.

Në sulm janë vendosur emra si Nazmi Gripshi, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani.

Në anën tjetër te Cluj luajnë me emra si Roger, Deac dhe Yebolah.


Ballkani: Frashëri, Arm. Thaqi, Jashanica, Dellova, Ast. Thaqi, Zyba, Emërllahu, Korenica, Gripshi, Krasniqi, Rrahmani.Reklama

Cluj: Scuffet, Camora, Burca, Matias, Braun, Cvek, Hammershøj-Mistrati, Adjei-Boateng, Roger, Yeboah, Deac.

Related Articles