Quajeni “rrebeli” Pjanic, mesfushori refuzon kombëtaren për arsyen e veçantë

Quajeni “rrebeli” Pjanic, mesfushori refuzon kombëtaren për arsyen e veçantë

Federata e Futbollit të Bosnjes ka konfirmuar së fundmi se më datë 19 nëntor do të udhëtojë drejt San Peterburgut për të zhvilluar një miqësore ndaj Rusisë. Me kombëtaren ruse, por edhe me skuadrat ruse të penalizuara nga ana e UEFA-s e FIFA-s për shkak të luftës së nisur në Ukrainë, Bosnja duket sikur del nga rendi ndërsa pikërisht në lidhje me këtë situatë disa lojtarë janë shprehur kundër zhvillimit të kësaj ndeshje.

Por, ai që ka folur hapur dhe është tërhequr nga një miqësore e tillë është kapiteni i ekipiyt, Miralem Pjanic. Mesfushori thekson se nuk do të jetë pjesë e kombëtares për miqësoren ndaj Rusisë ndërsa nuk heziton të kritikojë edhe Federatën.

“Më morën në telefon nga Federata dhe më pyetën për mendimin tim rreth kësaj ndeshje. E thashë atë që mendoja dhe më pas u habita kur mësova se kishin marrë nje vendim të ndryshëm. Nuk është një vendim i mirë dhe jam pa fjalë. Në momentin që kombëtarja nis të luajë mirë, atëherë del gjithnjë diçka që shkon keq. Federata e di mirë pozicionin tim dhe them vetëm se një vendim i tillë nuk është diçka e mirë. Unë nuk luaj në këtë ndeshje”, u shpreh Pjanic.

Kujtojmë se Miralem Pjanic finalizoi në këto ditë transferimin e tij nga Barcelona në Emiratet e Bashkuara Arabe tek skuadra e Sharjah. Mesfushori nuk kishte më hapësirë në formacionin e trajnerit Xavi Hernandes dhe tashmë do të provojë një aventurë të re, ndërsa me reagimin e tij ka nxitur shumë polemika në Bosnje.

Related Articles