Interi ka shënuar fitore ndaj Torinos me rezultat 1-0 në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.
Pjesa e parë e ndeshjes nuk solli edhe shumë raste, me Torinon që ishte më e rrezikshme.
Në minutën e 20-të ishte Nikola Vlasic që gjuajti bukur, por Samir Handanovic bëri pritje të madhe.
Edhe në pjesën e dytë Torino e nisi më mirë me Antonio Sanabria që rrezikoi, por Handanovic ishte në vend.
Në minutën e 57-të, Ricardo Rodriguez i Torinos gjuan bukur, por sërish Handanovic ishte në vend.
Interi u këndell vetëm në 15 minutat e fundit, kur Milan Skriniar kishte rastin e parë, por portieri ishte në vend.
Pas tij ishte radha e Lautaro Martinez, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
Në minutën e 89-të në skenë doli Marceo Brozovic, i cili mori një pasim të bukur nga Nico Barella, për të shënuar për 1-0.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Interi mori fitoren e katërt në Serie A.