Dy të mitura janë ngacmuar seksualisht nga dy vëllezër në Istog, derisa të njëjtit kanë tentuar t’i fusin në veturë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se lidhur me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit, teksa tjetri ndodhet në arrati.
“NGACMIM SEKSUAL/Istog 09.09.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se së bashku me vëllain e tij i cili gjendet në arrati, duke i mashtruar i kishin ngacmuar dhe tentuar ti fusin në veturë dy viktimat e mitura femra kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.