Gjilani dhe Prishtina i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e gjashtë në Superligë.
Elton Cale i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 40-të pas asistimit të Dabiqajt.
Golin e barazimit e shënoi Kreshnik Uka në minutën e 66-të nga penalltia.
Pas këtij barazimi Gjilani pozicionohet në vendin e parë me 14 pikë.
Kurse, Prishtina pozicionohet në vendin e katërt me 8 pikë.