Java e 7-të në Superligë sjell derbin më të zjarrtë në Kosovë, këto janë çiftet e plota

Java e 7-të në Superligë sjell derbin më të zjarrtë në Kosovë, këto janë çiftet e plota

Superliga e Kosovës në futboll nuk humbet kohë dhe kësisoj ndeshjet e xhiros së 7-të do të luhen në mesjavë.

Në kuadër të kësaj jave do të zhvillohet edhe derbi më i zjarrtë i futbollit tone mes Dritës dhe Gjilanit, raporton Gazeta Enigma.

Derbi lokal do të zhvillohet ditën e mërkure me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ndihmës të Gjilanit.

Interesant pritet të jetë edhe përballja mes Llapit dhe Ballkanit e cila do të luhet në ditën e njëjtë.

Më poshtë e gjeni orarin e plotë të javës së 7-të:


E MËRKURE, 14.09.2022
15:00 Drita – Gjilani
15:00 Llapi – Ballkani
15:00 Prishtina – Malisheva

E ENJTE, 15.09.2022
15:00 Trepça’89 – Ferizaj
15:00 Dukagjini- Drenica

/Gazeta Enigma/

Related Articles