Sport Club “Gjilani” nuk ka arritur më shumë se një barazim në përballjen derbi me skuadrën kryeqytetase, FC Prishtinën.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1, ku autorë të golave ishin Elton Cale për gjilanasit dhe Kreshnik Uka i cili barazoi nga penalltia, raporton Gazeta Enigma.
Para kësaj përballje, tifozët besnikë të Gjilanit, ‘Skifterat’, kanë hapur një mesazh: “Strong Alone – Unstoppable Together” (Të forte të vetëm, të pandalshëm së bashku”
Tifozët ‘kuqebardhë’ në këtë sezon e kanë përkrahur ekipin e tyre në çdo ndeshje.
Kujtojmë që në mesjavë do të zhvillohet derbi mes Dritës dhe Gjilanit.
/Gazeta Enigma/