Me datën 15 të këtij muaji do të dihet se kur do të përfundojnë punimet në rinovimin e stadiumit të Gjilanit, tha kryetari i Gjilanit, Albin Hyseni në Kanal 10, shkruan Gazeta Enigma.
‘’Për katër ditë e marrin vesh se kur fillon edhe kur pritet të përfundojë, do ta mbajmë një konferencë bashkë me ministrin e Kulturës dhe Sportit’’, potencoi i pari i Gjilanit.
‘’Nuk jap datë dhe premtim, nuk e besoj që duhet me pritë përfundimin e mandatit për të përfunduar punimet në stadium’’, shtoi Hyseni.
Ai ka shtuar se nuk i duhen katër vite për ta rregulluar një stadium.
‘’Unë nuk e gënjej opinion’’, shtoi kreu i Gjilanit.
‘’Komponenta kryesore për ta matur punën time ka me qenë rinovimi i stadiumit’’, potencoi ai. /Gazeta Enigma/