E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën

E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën

Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jetën ish-polici kufitar nga Peja, Elvis Mulliqi, ka lënë të lënduar edhe dy persona të tjerë.

Burimet e IndeksOnline kanë mësuar se në mesin e të lënduarve në këtë aksident është edhe djali i të ndjerit, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

47-vjeçari, Elvis Mulliqi humbi jetën në aksidentin ku u përfshinë dy automjete.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:45. Pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes, qarkullimi në këtë segment rrugor është rikthyer në normalitet.

Related Articles