Policia e Kosovës ka publikuar statistikat për 24 orët e fundit, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftim bëhet e ditur se Policia ka gjobitur 792 persona të cilët nuk respektuan masat anti COVID-19.
Përveç gjobave për personat që nuk respektuan masat anti COVID-19, Policia ka shqiptuar edhe 1079 tiketa trafiku.
Tutje, në njoftimin e Policisë thuhet se janë regjistruar 31 askidente me të lënduar dhe 36 me dëme materiale, derisa 25 persona janë arrestuar dhe 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje.
/Gazeta Enigma/.