Robin Gosens mund të jetë përforcimi i parë i Juventusit në afatin kalimtar të janarit, ka raportuar “Calciomercato” të hënën.
Bëhet e ditur se Juventusi i ka ofruar Interit shkëmbimin e Gosensit me Cuadradon dhe marrëveshja mes palëve mund të arrihet në fillim të vitit të ardhshëm. Cuadrado pëlqehet nga trajneri i Interit, Simone Inzaghi, kurse Gosens nuk ka arritur të adaptohet në ekip dhe për këtë arsye do të largohet.
Krahas shkëmbimit me Cuadradon, Juventusi do t’i paguajë Interit edhe 20 milionë euro për kartonin e Gosensit.
Cuadrado ka kontratë me Juventusin deri në fund të këtij sezoni dhe është pjesë e ekipit prej vitit 2015.