EKSKLUZIVE: Derbi Drita – Gjilani luhet pa tifozë

EKSKLUZIVE: Derbi Drita – Gjilani luhet pa tifozë

Derbi gjilanas mes Gjilanit dhe Dritës do të luhet të mërkuren në kuadër të xhiros së 7-të në Superligë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me Driten si nikoqire, shkruan Gazeta Enigma.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se derbi do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, shkaku që nuk mund të ofrohet siguri, pasi stadiumi me bari sintetik nuk i plotëson kushtet për tifozë.

Kjo ndeshje luhet në stadiumin me bari sintetik pasi stadiumi i qytetit nuk është i gatshëm pas punimeve të ndërprera në të.

Related Articles