Një person ka marr lëndime të rënda trupore pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik është goditur me thikë nga një person tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55 në Podujevë.
Siç bëhet e ditur në raport, viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë.
“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.
Tutje siç bëhet e ditur në raport, me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore