Policia njofton se një fëmijë në Lipjan është rrëzuar nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar – fëmijë dyshohet se është rrëzuar nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Në konsultim me prokurorin, pritet që më vonë të bëhet intervistimi i familjarëve lidhur me ngjarjen”.