Mbrëmë në fshatin Babimoc të Obiliqit, dyshohet se dy qytetarë serbë janë therë me thikë dhe për pasojë kanë përfunduar në spital. Media serbe Kosovo-Online ka publikuar fotografi të viktimës 19 vjeç, Daniel Mitroviq në spital dhe babait të tij, Sasa Mitroviq. Sinjali mëson se i dyshuar për këtë rast është Arsim Shabani.
Dy viktimat mbrëmë janë transportuar në Spitalin e Mitrovicës së Veriut dhe më pas janë transportuar në QKUK, për të marrë trajtim mjekësor.
Siç mëson Sinjali, viktimat dhe i dyshuari janë fqinj mes vete dhe përleshja ndodhi pas një mosmarrëveshje të momentit, por që eskaloi më pas në sulm.
I dyshuari ende nuk është kapur, ndërkohë që rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.