Cristiano Ronaldo refuzoi mundësinë për të rifituar pozicionin e tij si futbollisti më i paguar në botë.
Al-Hilal thuhet se i bëri atij një ofertë për një kontratë dyvjeçare prej 242 milionë euro të hënën pasdite.
Klubi i Arabisë Saudite synonte ta bënte sulmuesin portugez referencën absolute të një klubi që ka pasur lojtarë si Luciano Vietto, Alvaro Gonzalez, David Ospina, Santi Mina apo Alvaro Medran.
Edhe pse MARCA ishte në gjendje të vërtetonte ekzistencën e propozimit pas raportimeve të shfaqura në Portugali, plani aktual i Ronaldos është të qëndrojë në Manchester United ose të paktën të luajë në nivelin më të lartë nw të ardhmen.
Portugezi u përpoq të largohej nga Old Trafford këtë verë për të gjetur një ekip që do t’i siguronte atij futbollin e Champions League. Ai ndjen se nuk po merr kënaqësinë që kërkon te Manchester United, megjithatë insiston të qëndrojë në Evropë.
E vërteta është se portugezi ka humbur përkohësisht vendin e tij në ekipin e parë dhe duket se nuk do të jetë e lehtë të futet në planet e Erik ten Hag.
Në korrik dhe gusht, Cristiano u lidh me një kalim te Atletico Madrid, Marseille, Sporting Clube de Portugal dhe madje edhe Napolin.
Sidoqoftë, asgjë nuk ndodhi përfundoi duke qëndruar në Mançester.
Al-Hilal ishin të gatshëm t’i paguanin Cristiano Ronaldos 121 milionë euro në vit, por sulmuesi nuk dëshiron të largohet ende nga ligat elitare të Evropës, pavarësisht se nuk luan në Ligën e Kampionëve këtë sezon.