Ministria e Punëve të Brendshme, si propozuese e Projektligjit të Pagave, e ka nxjerr atë në konsultime publike.
Aty përfshihen të gjitha insnstitucionet dhe zyrtarët të cilët marrin rrogë nga buxheti i shtetit.
Por në këtë projektligj nuk është përfshirë Agjencia Kosovare e Inteligjencës.
“Projektligji për Pagat (tash e tutje referuar si “Projektligji”) ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës. Nga kjo kategori e cila mbulohet me këtë projektligj përjashtohet vetëm Agjencia Kosovare e Inteligjencës, për arsye se ka natyrë tejet specifike të punës”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera thuhet se më këtë projektligj synohet rregullimi i mënyrës dhe kushteve të pagesës për kategoritë që i rregullon.
Qëllimi i konsultimit publik është që t’i mundësohet të gjitha palëve që të kontribuojnë me sugjerimet dhe komentet e tyre lidhur me Projekt Ligjin për Pagat.
Projektligji do të jetë në konsultim deri më 6 tetor.