Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Citaku, ka reaguar pas reduktimeve që do të ndodhin ditën e sotme për shkak të punimeve që po bën KEDS-i.
Përmes një statusi në Facebook, Citaku ka shkruar se këto reduktime janë vetëm paralajmërime për periudhën dimërore që na pret.
‘’Rryma u ndalë prej orës 09:00, si paralajmërim për dimrin e vështirë që po na pret’’, ka shkruar ajo.
Më tutje ajo ka shkruar se vetëm në Kosovë ka reduktime dhe jo në vendet tjera, po ashtu ka një porosi për kryeministrin duke i thënë se kur nuk din nuk është marre me pyet.
‘’Ne e dimë që kriza energjetike e ka kapluar tërë kontinentin tonë. Po vetëm në Kosovë ka reduktime. Mos shkoni më larg, ja ku e keni Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë Veriore. Merrni mësim.
Kryeministër, kur nuk din, nuk është marre me pyet’’, ka përfunduar statusin Çitaku.