Superliga e Kosovës vjen në këtë fundjavë me ndeshjet e radhës.
Disa takime shumë interesante do të zhvillohen sot, nesër dhe të hënën.
Gjilani dhe Llapi do të përballen sot në stadiumin me bari sintetik. Të dy skuadrat vijnë në këtë takim pas humbjeve nga Drita respektivisht Ferizaj.
Skaudra e Tahir Batatinës po kalon në një formë shumë të dobët të rezultateve, atje ku ka fituar vetëm 5 pikë nga 6 ndeshjet e para.
Ndeshje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Malishevës dhe Dritës. Malisheva do të luajë ndeshjen e parë pa trajnerin Arsim Thaqi, i cili u shkarkua para dy ditëve.
Në anën tjetër, Drita vjen në këtë takim pas fitores së thellë në derbi ndaj Gjilanit, me motivin maksimal për tre pikë të reja.
Të dy takimet luhen në ora 15:00.