Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben Meir, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, duhet të bëjë gjithçka që mundet për t’i trajtuar serbët etnikë në veri të Kosovës njësoj si çdo shqiptar etnik.
Kështu ka deklaruar Ben Meir përmes një postimi në Twitter, ku ka shtuar se qeveria e Kosovës duhet të tregojë se nuk bën dallime mes këtyre dyjave.
Ai ka shtuar se qeveria duhet ta ketë parasysh faktin se këta serbë janë qytetarë të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Kurti, duhet të bëjë gjithçka që mundet për t’i trajtuar serbët etnikë në veri të Kosovës njësoj si çdo shqiptar etnik. Qeveria duhet të tregojë se nuk bën dallime mes këtyre të dyjave, duke pasur parasysh faktin se këta serbë janë qytetarë të vetë Kosovës”, ka thënë Ben Meir.
Postimi:
#Kosovo’s government, led by Kurti, should do everything it can to treat ethnic Serbians in northern Kosovo just like any ethnic Albanian. The gov't needs to demonstrate that it doesn't differentiate between the two, given the fact that these Serbs are citizens of Kosovo itself. pic.twitter.com/OFE9ylPlF0— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) September 17, 2022