Xhiro e tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës do të vazhdoj sot me dy ndeshje të radhës.
Drita fitoi në udhëtim te Malisheva 2-4, derisa Llapi triumfoi në fushën e Gjilanit me rezultat minimal 0-1, duke bërë që në dy ndeshjet e para pikët e plota t’i takojnë skuadrave mysafire.
E ditën e sotme në program janë për t’u zhvilluar dy ndeshje të radhës, ku vëmendja është në Skenderaj.
Drenica do të jetë nikoqire e Prishtinës në stadiumin ‘Bajram Aliu’ me fillim nga ora 15:00.
Dy skuadrat vijnë në këtë sfidë pas fitoreve në mesjavë dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.
Dueli tjetër i ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë mes Trepçës ’89 dhe Dukagjinit.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët janë në pozitat e fundit në tabelë dhe kërkojnë fitore për të bërë kthesën e madhe.
Të dyja sfidat e ditë së sotme luhen me fillim nga ora 15:00, derisa dueli i fundit i kësaj xhiro zhvillohet të hënën mes Ferizajt e Ballkanit.