Ushtarët ukrainas po kërkojnë trupat e pajetë të ushtarëve të tjerë në zonën e Kharkivit.
Gjatë kërkimit në ketë pjesë panë edhe trupin e një ushtari rus. Sipas tyre të gjitha autopsitë dhe detajet e tjera do të regjistrohen dhe do t’u kalojnë hetuesve që po merren me krime të mundshme lufte.
Pos këtyre, hasën edhe një burg të improvizuar në një nga bodrumet e një supermarketi, e që në të qëndruan të mbyllur ukrainasit.
Në këtë zonë fshatrat përreth kanë pësuar më së shumti dëme dhe janë shkatërruar.