Napoli e ka fituar derbin e javës së shtatë në Serie A kundër Milanit në stadiumin “San Siro” me rezultat 1:2.
Matteo Politano hapi serinë e golave në qytetin e modës me golin e minutës së 55-të për epërsinë e parë të Napolit.
14 minuta më vonë, Olivier Giroud barazoi shifrat në 1:1 me gol nga afërsia.
Baraspesha në “San Siro” zgjati vetëm nëntë minuta, pasi Simeone me kokë dërgoi topin në rrjetë për t’ia dhënë fitoren napolitanëve.
Napoli tani bëhet lider në Serie A me 17 pikë, aq sa ka edhe Atalanta një pozitë më poshtë. Milani ka 14 pikë dhe renditet në vendin e pestë.