Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunim në Ferizaj

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunim në Ferizaj

Gjykata Themelore e Ferizajt ia ka caktuar një muaj paraburgim një personi.

F.E dyshohet se ka kryer vepren penale të “dhunimit”, njofton Gjykata Themelore e Ferizajt.

“I pandehuri më datë 16 shtator 2022, nga stacioni i autobusëve në Suharekë, nën kërcënim merr me veturë të dëmtuarën B.G., dhe sjell në Ferizaj, me ç ‘rast së pari hyjnë në një lokal ku me dashje me anë të alkoolit shkakton dehjen, pastaj të njëjtën e dërgon në një motel në magjistrale Ferizaj – Prishtinë dhe aty përdorë dhunë fizike si dhe pa dëshirën e saj kryen marrëdhënie seksuale”.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Related Articles