Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka lavdëruar menaxhmentin dhe punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës gjatë një vizite që ka bërë aty.
Pasi ka parë punën, ajo ka dalë në konferencë për media ku ka folur për punimet sa i përket remontit nëpër blloqe.
“Nga e premtja donim të shihnim se si po shkojnë renovimet në bllokun A4. U befasuam për të mirë kur dëgjuam sot se blloku A3 është kthyer në funksion falë punës gjatë natës dhe sot të punëtorëve dhe udhëheqësve të KEK”, është shprehur Rizvanolli.
“Blloku A4 pritet që të kthehet në funksion në ditët e para të tetorit”.
Rizvanolli nga aty ka bërë thirrje për kursim të energjisë nga ana e qytetarëve.