Lekaj: Nuk kemi kohë për të humbur, mjaftë me kokëfortësi

Lekaj: Nuk kemi kohë për të humbur, mjaftë me kokëfortësi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj para deputëtëve në kuvend ka folur për grevën e të gjitha sindikatave në përgjithësi dhe të asaj në arsim në veçanti.

Ai u shpreh se barrën kryesore për gjetjen e një zgjidhje për ndërprerjen e grevës e ka qeveria.

“Mendoj që nuk kemi kohë për të humbur, pasi janë duke pësuar nxënësitë që janë e ardhmja e Kosovës, duke pësuar janë edhe mësimdhënësit nga nevoja e tyre mbi kërkesat e parashtruara, duke pësuar janë prindërit të cilët duhet të mos punojnë për t’u përkujdësur për fëmijët, duke pësuar janë të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë për të kryer punët dhe shërbimet e tyre nëpër institucionet komunale dhe shtetëror. Mbi këto fakte nuk është e mirë që kryeministri i ofendojë grevistët duke u vënë në pikëpyetje sinqeritetin dhe motivet e kërkesës”,  u shpreh ai.

Deputeti Lekaj u shpreh se është koha që të bëhet një zgjidhje.

“U bë mjaftë me kokëfortësi ku palët fajësojnë njëra-tjetrën dhe nuk ka zgjidhje, është koha që qeveria të bëjë zgjidhje. Prandaj, iu bëjë thirrje që të plotësoni kërkesat e sindikatave dhe shteti në kthehet në normalitet sa i përketë funksionimit të administratës shtetërore dhe vazhdimit të mbajtjes së mësimit në shkollat dhe çerdhet e Kosovës. E vetmja adresë që mund të bëjë zgjidhje është kryeministri i Kosovës dhe askush tjetër”, u shpreh tutje ai.

Related Articles