Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York, ku në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Gjatë pritjes së mbrëmshme, të organizuar nga presidenti Biden, presidentja Osmani është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit.
“E informova atë [sekretarin Blinken] për zhvillimet e fundit që nga takimi ynë i fundit dhe e falënderova për angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani në Twitter, teksa shihet në foto bashkë me minsitren e Jashtme, Donika Gërvalla me sekretarin amerikan Blinken.
Delighted to catch up with @SecBlinken at last night’s reception organized by President Biden.
Updated him on the latest developments since our last meeting and thanked him for his continued engagement for peace and stability in our region. ???????????????? pic.twitter.com/VMA7EoNcrl— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 22, 2022
Gjatë qëndrimit të saj në New York, presidentja Osmani po zhvillon takime me udhëheqës të shteteve të ndryshme, nga të cilët po kërkon thellimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen për Kosovën.