Franca nuk lejon befasi ndaj Austrisë

Franca nuk lejon befasi ndaj Austrisë

Franca ka fituar 2:0 ndeshjen e parafundit në fazën grupore të Ligës së Kombeve. Të enjten mbrëma, Franca e mposhti Austrinë, në kuadër të Grupit 1 të Ligës A.

Kylian Mbappe shënoi gol të bukur në minutën e 56-të për 1:0. Në minutën e 65-të, Olivier Giroud shënoi gol po ashtu të bukur me goditje me kokë, për 2:0.

Franca nuk ka gjasa që ta fitoi grupin dhe të kualifikohet në finalet e Ligës së Kombeve. Por fitorja ishte me peshë për të shmangur vendin e fundit në grup që dërgon në Ligën B.

Franca është e treta në grupin 1 me pesë pikë nga pesë ndeshje. Austria tani bie në vendin e fundit me katër pikë.

Të dielën Austria e pret Kroacinë, ndërsa Franca luan në udhëtim me Danimarkën. Janë ndeshjet e fundit në grup.

Related Articles