Fatmir Limaj: Kam qenë i kërcënuar kohët e fundit

Fatmir Limaj: Kam qenë i kërcënuar kohët e fundit

Kreu i NISMA-së, Faatmir Limaj ka pranuar se ka qenë i kërcënuar kohëve të fundit, por nuk ka dashur të jap më shumë informacione për këtë çështje.

Limaj tha se kjo çështje i përket organeve të sigurisë.

“Kjo temë është krejt çështje e sigurisë e organeve shtetërore të Ksovës. Kërcënime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën. Ka pasur edhe në kohët e vona, që kanë objektiva për destabilizimin e vendit. Ato vijnë vetëm nga Beogradi. Një vend që e ka pa Pandën, Panda është një restoran që qeky regjim i UDB-së i ka vra djemtë e vetë, për me ia lanë fajlin UÇK-së, këtë që e po e them unë e ka pranuar Vuçiqi. Jam i bindur te Zoti se edhe ato vrasje engimatike që janë bërë, janë të përgaditura me dorën e shqiptarit të mrapsht për ta destabilizuar këtë vend. Ne se kuptojmë lirinë”, tha Limaj në Politiko.

Related Articles