Greva në arsim – Nagavci, Murati dhe Jasharaj takohen sot në Komisionin për Arsim

Greva në arsim – Nagavci, Murati dhe Jasharaj takohen sot në Komisionin për Arsim

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport sot do të mblidhet për të diskutuar për grevën në arsim.

Në këtë mbledhje do të marrin pjesë ministrja e MASHT-it, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Hekuran Murati si dhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ndërkaq, kjo pritet të zhvillohet duke filluar nga ora 11:00.

Kuvendi i Kosovës edhe sot vazhdon seancën me pikat e papërfunduara nga të kaluarat.

Në rend dite është votimi i Rezolutës nga debati parlamentar për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, etj.

Ndryshe, greva në arsim ka hyrë në javën e tretë dhe ende asnjë marrëveshje mes Sindikatave të Bashkuara të Arsimit (SBASHK) dhe Qeverisë së Kosovës.

Related Articles