Një veturë përfshihet nga zjarri në rrugën Prishtinë-Pejë

Një veturë përfshihet nga zjarri në rrugën Prishtinë-Pejë

Një veturë është përfshirë nga zjarri në rrugën Prishtinë-Pejë, raporton Front Online.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Policia në ora 18:40, është njoftuar se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), një veturë është përfshirë nga zjarri. Vetura ka targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zjarri është vënë nën kontroll nga vet drejtuesi dhe pasagjerët e veturës.

Nga ky incident nuk është lajmëruar për persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi.

Related Articles