Festa e Fitër Bajramit ka bërë që shumë bashkatdhetar të ja mësyjnë Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Vetëm në muajin maj që nga data 1 deri më sot, janë bërë 134 fluturime, duke sjellë mbi 22 mijë udhëtar në Kosovë.
Fluks të udhëtimeve sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka pasur gjatë gjithë kësaj pjese të parë të muajit maj.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara për Gazetën “Enigma”. “Në datat 1-12 Maj 2021 janë operuar 134 fluturime komerciale me 22500 udhëtarë në ardhje dhe 14000 në shkuarje. Ndërsa vetëm nga data 1-12 shtesë janë 16 fluturime”, ka thënë ajo.
Fluturimet, sipas saj po bëhen kryesisht nga Zvicra dhe Gjermania.
Ndërkohë që nga orët e para të mëngjesit, katër aeroplan me udhëtarë kanë ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Deri në mesnatë pritet që vijnë edhe 17 aeroplanë të tjerë, nga vende të ndryshme./Gazeta Enigma