Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, i tha Kombeve të Bashkuara të shtunën se Rusia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pushtonte Ukrainën për shkak të “paaftësisë” së vendeve perëndimore për të negociuar.
Shtatë muaj nga dita kur Rusia pushtoi Ukrainën, Lavrov akuzoi Perëndimin se po kundërshtonte referendumin që po zhvillohej në Donbas dhe zona të tjera të kontrolluara nga Rusia. Zonat po votojnë nëse do të bëhen apo jo pjesë e Federatës Ruse.
Lavrov të shtunën akuzoi gjithashtu Perëndimin se po përpiqet ta mposhtë dhe ta thyejë ushtarakisht Rusinë.
“Ajo që ata duan të bëjnë është të heqin nga harta globale një entitet gjeopolitik, i cili është bërë shumë i pavarur”, tha ai.
Ai e përfundoi fjalën e tij duke thënë se ishte i bindur se stabiliteti i botës mund të sigurohet duke u kthyer në “origjinat e diplomacisë së OKB-së”.