Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria është duke u tallur me qytetarë për çështjen e grevës në arsim.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ekzekutivi është duke trajtuar me indiferencë këtë temë.
“Takimet dhe dialogu me grevistët nisën vetëm atëherë kur u thellua problemi. Ndërsa, zgjidhja është reduktuar në një masë monetare. Në fakt dialogu u konceptua si farsë dhe tallje. Kjo duhet të marrë fund”.
“Sot, jo më larg se sot, qeveria duhet t’i plotësojë kushtet e grevistëve, të nisë mësimi dhe të mos bëhet hajgare me një popull”, ka shkruar Tahiri.