IHMK bënë të ditur se java nis me shi, këto zona të Kosovë rrezikohen nga vërshimet

IHMK bënë të ditur se java nis me shi, këto zona të Kosovë rrezikohen nga vërshimet

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) parashikon që java e parë e vjeshtës parashihet me kushte të ndryshueshme meteorologjike.

Sipas parashikimeve nga sonte deri më 27 shtator mund të krijohen vërshime të shpejta që mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme.

Përmes një postimi në Facebook, Bashkim Kastrati nga ky Institut ka thënë se këto vërshimet mund të shkaktojnë rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim.

Vërshime mund të ketë në rajonin e Dukagjinit, ku përfshihen Gjakova, Juniku, Deçani, Peja, Klina, Malisheva dhe Rahoveci.

“Nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Klinë, Malisheve, Rahovec), pastaj pjesa qendrore dhe verilindore e vendit, mund të krijohen vërshime të shpejta, të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim”, njofton ai.

Related Articles