Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve ka uruar duke thënë se Republika e Kosovës është një shoqëri shumëgjuhëshe dhe kjo vlerë është e gërshetuar thellë në strukturën e vendit tonë.
“Qeveria jonë mbetet fuqishëm e përkushtuar për të ruajtur karakterin e pasur dhe të larmishëm të shoqërisë sonë. Gëzuar Ditën Evropiane të Gjuhëve!”, ka shkruar Kurti në Twitter.