Ish-zëvendëskryeministri dhe zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri e ka quajtur hajgare dhe dështim programin e Qeverisë Kurti të miratuar të premten e javës së kaluar, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai tha se që në vështrimin fillestar të programit qeveritar bëhet e qartë se “Qeveria Kurti është dorëzuar”. Ai tha se Ekzekutivi e ka pranuar se nuk mund t’u përgjigjet pritjeve të qytetarëve.
“Qeveria po na e ‘shet’ një Deklaratë Politike, si Program Qeveritar”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë: