“Greva absurde dhe e paarsyshme” – Kjo parashihet të jetë mundësia e vetme për t’i dhënë fund makthit në arsim

“Greva absurde dhe e paarsyshme” – Kjo parashihet të jetë mundësia e vetme për t’i dhënë fund makthit në arsim

Nxënësit parashihej që ta nisnin mësimin më 1 shtator, por një gjë e tillë nuk po ndodh as në javën e katërt të këtij muaji, shkruan Gazeta Enigma.

Takimet e bisedimet e shumta mes krerëve të qeverisë Kurti me SBASHK-un deri tani kanë qenë sterile, pasi nuk po arrijnë që t’i japin fund grevës e cila po e dëmton më të madhe sistemin arsimor në vendin tonë.

Analisti për çështje të arsimit, Dibran Hoxha tregon zgjidhjen e vetme që të dilet nga greva e nxënësit t’i kthehen bankave në shkolla.

 “Ne e kuptojmë inflacionin, kushtet e rënda ekonomike, por ato i prekin të gjithë qytetarët e vendit jo vetëm mësimdhënësit, kshtu që edhe me ofrimin e pakos sociale, edhe me daljen në diskutim publik të ligjit të pagave, greva në këtë pikë është e paarsyshme dhe sindikalistët duhet të tërhiqen nga , tha Hoxha për Gazetën Enigma.

Madje, Hoxha thekson se nuk përjashtohet mundësia që kjo grevë të ketë instrumetalizime politike sepse sipas tij kërkesat e tyre më nuk arsyetohen.

“Kshtu që na qëndrojmë mbrapa asaj që mos tërheqja e SBASHK-ut në këtë pikë është absurd dhe nuk përjashtohet mundësia që ajo mund të ketë instrumetalizime politike në kërkesat e tyre sepse tashmë kërkesa është e paarsyshme”, theksoi ai.

Të paarsyeshme dhe absurde e quan greven e SBASHK-ut, analisti Dibran Hoxha.

Analisti për çështje të arsimit, Dibran Hoxha

“Greva prej SBASHK-ut dhe prej anëtarësisë së tyre është më e paarsyshmja dhe më absurde se sa qe është dukur në fillim, siç kanë qenë disa kërkesa të tyre legjitime”, tha tutje ai.

Cila mund të jetë zgjidhja që qeveria mund t’i ofrojë SBASHK-ut?

Sipas Hoxhajt nuk duhet që tavolina e diskutimeve të shndërrohet në tavolinë të pazareve.

“Nuk duhet që tavolina e diskutimeve të shndërrohet në tavolinë të pazareve sepse sipas përllogaritjeve buxhetore financiare qeveria ka ofruar 50 euro si ndihmë”.

Ndërsa në anën tjetër, gjatë ditës së sotme nënkryetari i SBASHK, Ymer Ymeri, ka dhënë sinjale se greva në arsim mund të ndërpritet

Ymeri  potencoi se nëse Qeveria nuk tërhiqet, ata do të konsultohen me antarsinë për të parë se si do të veprohet më tej pasi greva është zgjatur shumë.

Ai tha se gjasat nuk janë të pamundura që edhe antarsia të vendosë për ndërprerje të grevës.

“Nëse Qeveria nuk tërhiqet hiq, ne do të konsultohemi me antarsinë se ç’ka me vepru tutje për shkak se vërtet u zgjat greva shumë dhe sipas të gjitha gjasave po shihet se Qeveria nuk është e gatshme me ba asnjë lëvizje”.

“Duhet të konsultohemi me antarsinë por kjo mbetet kompetencë e këshillit Grevist të BSPK-së për shkak se edhe shërbyesit civilë janë në grevë dhe koordinimi duhet të jetë patjetër me ta për çfarëdo vendimi që të merret”.

“Krejt çfarë të vendosë antarsia ne do të jemi zëri i tyre por gjasat nuk janë të pamundura edhe vetë antarsia me pa se nuk ka zgjidhje dhe me ba zgjidhjen vetë” tha Ymeri.

Tutje Ymeri konfirmoi se nuk kanë patur asnjë ftesë për takim as nga Qeveria dhe as nga Ministria e Arsimit, gjatë kësaj fundjave.

“Nga takimi që kemi patur në Komisionin e Arsimit nuk kemi patur takim tjetër me Qeverinë dhe as me Ministrinë e Arsimit. Nuk kemi patur as ndonjë ftesë për takim tjetër, aq sa unë jam i informuar. Ne si SBASHK nuk kemi patur takim ndërsa për Këshillin Grevist të BSPK-së nuk e di” deklaroi ai.

Ndryshe, nga SBASHK po kërkojnë një shtesë prej 100 eurosh derisa “Ligji për Paga” të hyjë në fuqi ndërsa nga Qeveria kanë thënë se kanë ofruar mbështetje për mësimdhënësit në Pakon e fundit të miratuar nga Qeveria. /Gazeta Enigma/.

Related Articles