Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se e kishte vjedhur një telefon mobil.
I njëjti sipas policisë telefonin e vjedhur e kishte shitur.
Telefoni është sekuestruar dhe i është rikthyer pronarit.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 24.09.2022, rreth orës 18:15, ёshtё informuar se nё rrugёn “Bekim Berisha” ne Pejё, viktimёs iu ёshtё vjedhur njё (1) telefon mobil. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datë 27.09.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar, i njëjti dyshohet se e ka vjedhur telefonin mobil dhe e kishte shitur”.
“Telefoni mobil ёshtё sekuestruar nge hetuesit e stacionit Policor Pejё, dhe i njëjti pas procedurave iu ёshtё kthyer pronarit legjitim. Pas intervistimit i dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”.