Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës, për Gazeten Enigma.
Gjuajtje me armë zjarri ka pasur sot në një lokal në Prishtinë, ku i plagosur ka mbetur një person.
Gazeta Enigma mëson se personat e përfshirë në këtë rast janë në lidhje familjare dhëndër-mik.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit”, theksoi ajo.
Ahmeti tha se i njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe i njëjti është në kërkim”, deklaroi Ahmeti.
/Gazeta Enigma/